As Gruevski dhe as Petkovski nuk u paraqitën në Seancën e parë dëgjimore në Gjykatën themelore Shkupi II. Në seancën e parë të këtij procesi të ngritur pas padisë së kryeministrit Gruevski ndaj kreut të PRSD-së Tito Petkovski, gjykatësi kërkoi që palët të paraqiten domosdoshmërish, në përballjen e radhës më 11 korrik. Kryeministri Gruevski ndodhet në Kinë, ndërsa si rrjedhojë e kësaj, nuk është paraqitur as Petkovski. Sipas avokatit mbrojtës, afati 9 ditor deri në seancën e radhës është i pamjaftueshëm që pala e Petkovskit të përgatitet juridikisht për mbrojtje.
"Kërkova që afati për seancën e ardhshme të jetë pak më i gjatë, pasi konsideroj se në këtë afat prej 9 ditësh, që për çudi nuk e di përse kërkohet me kaq ngut, është shumë i shkurtër që disa gjëra, si ballafaqimi i parë dhe përballja kryesore, të përfundojë deri atëherë.. por me siguri gjykata ka arsyet e veta përse vepron në këtë mënyrë... Ne duhet të respektojmë vendimet e saj.. Padia ka të bëjë me tekstin që është botuar në gazetën Fokus në pjesën e pranimit të ndryshimit të ermit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë-Shkupi.. Janë dorëzuar disa dëshmi të cilat paditësi konsideron se dëmtojnë imazhin dhe dinjitetin e tij.... por do të shohim se në çfarë drejtimi do të zhvillohen ngjarjet në seancën e ballafaqimit të palëve", tha Mirosllav Vujiq, avokat i Tito Petkovskit
Kreu i PRSD-së Tito Petkovski duhet të paguajë deri në 15 mijë euro nëse shpallet fajtor për dëmtimin e imazhit të kryeministrit Nikolla Gruevski. Kryeministri Gruevski e ka paditur Petkovskin për shpifje ndaj tij, në një tekst në gazetën 'Fokus' të publikuar një vit më parë. Bëhet fjalë për shkrimin ku kreu i PRSD-së ka deklaruar se Gruevski, përmes një letre të dërguar Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun, konfirmonte se ka pranuar propozimin e Nimicit për emrin e shtetit "Republika e Maqedonisë-Shkupi, përpara samitit të Bukureshtit. Në padinë e Gruevskit theksohet se kjo akuzë është e pabazë, dhe e ka prekur në prekur në shpirt. Por sipas avokatit të Tito Petkovskit, mbetet e paqartë se si kryeministri do ta rikuperojë këtë gjendje shpirtërore, me kompensimin që kërkon. Semra Jakupi