Elbasan, shpërthen granata vdes punëtori i "Kurum"

Report TV 2015-08-21

Views 1

ELBASAN - Gjen vdekjen një punëtor 35-vjeçar i firmës "Kurum" në Elbasan. Gjergji Bodurri ka mbetur i vdekur në vend, pasi i shpërtheu një granatë. Bodurri ishte më profesion manovrator dhe punonte me eskavator me të cilin transportonte skrapin nga sheshi i grumbullimit deri në furrnaltë.

Në momentin kur mjeti i 35-vjeçarit ka prekur ngarkesën më skrap aty ndodhej një granatë luftarake, e cila ka shpërthyer menjëherë, duke i marrë jetën babait të dy fëmijëve. Sipas punëtorëve, Gjergji Bodurri kishte 6 muaj që kishte filluar punë pranë firmës turke "Kurum" dhe nuk ishte i siguruar.

Po sipas punëtorëve të kompanisë ka pasur edhe shumë raste të tjera, kur kanë ndeshur me lëndë luftarake të paplasura dhe kjo situatë sipas punëtorëve duhet të marrë fund njëherë e mirë. Frika se mos i heqin nga puna i detyron punëtorët të heshtin dhe të mos flasin edhe për raste të tjera me pasoja më të lehta.

Share This Video


Download

  
Report form