Ilir Beqja: S'ka divergjenca mes PS-LSI për taksën progresive

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Partia Socialiste hedh poshtë dyshimet mbi përplasjen e ideve mes kësaj partie dhe LSI-së sa i takon programit për taksën progresive. Drejtuesi i grupit të punës për programin e detajuar qeverisës në 300 ditët e para në një intervistë për A1 Report thotë se nuk ka asnjë divergjencë mes PS dhe LSI sa i takon kësaj çështjeje. "Kam përshtypjen se është krijuar një perceptim jo i saktë në publik për shmangie të pozicioneve të dy partive. Dua të theksoj se nuk ka divergjenca në programin e dy partive edhe për cështjen e taksës. Rikthejmë në vëmendje çfarë është thënë nga dy partitë dhe do të shikoni se nuk ka shmangie dhe as divergjenca." - thotë Beqja.

Share This Video


Download

  
Report form