TIRANE - Nisja e sezonit turistik nuk ka shënuar fluks në pikën kufitare Muriqan-Sukobinë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, shkak dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Sipas statistikave të marra nga Drejtoria e Policise Kufitare e Qarkut Shkoder nga data 1 Qershor deri me 28 Qershor te këtij viti kanë hyrë në pikën kufitare të Muriqanit 8 2828 shtetas shqiptare dhe kanë dalë 10 555 shtetas shqiptarë. Po në këtë hark kohor kanë hyrë 27 325 shtetas të huaj dhe kanë dalë 31 274 përsona të huaj.