Ekspertët: Pushteti mbulon korrupsionin me skenare etnike

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Klasa politike në pushtet, dështimet e veta në sferën e ekonomisë, atë të zhvillimit, në sferën e integrimeve po i mbulon nëpërmjet skenarëve ndëretnikë, gjegjësisht acarimit të marrëdhënieve mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Kështu u shpreh sot profesorja, Frosina Remenski gjatë një debati publik me temë 'Ndikimi i marrëdhënieve ndëretnike mbi integrimin social të Maqedonisë'.

"Politikat kombëtare dhe shtetërore ndikojnë në menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe mbi të drejtat e komuniteteve në Maqedoni. Keqpërdorimi i ndjenjave etnike dhe etiketimi si etnike për problemet që aspak nuk kanë janë etnike siç është papunësia, disperzimi rajonal i prodhimit bruto-vendor dhe gjithë ajo që do të thotë zhvillim rajonal ekonomik, mundet në momente të caktuara për shkak të gëzimit të përkrahjes së elektoratit të marrin etiketim etnik", u shpreh Frosina Remenski, profesore.

Ndërkohë profesori Mersel Bilalli shkoi edhe një hap më tej duke thënë se politika aktuale, madje po bënë maskimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet nxitjes së acarimit të marrëdhënieve mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

"Për fat të keq ky realitet multietnik i Maqedonisë është favor i mundësisë për manipulim të elitave politike për të gjitha segmente duke i mbështjellë ato me ambalazhin e marrëdhënieve ndëretnike apo një patriotizmi etnik apo nacional të strukturave politike. Unë mendojë se ardhmja e afërt do të demaskojë atë se çfarë ka ndodhur pas perdes së patriotizmit të rrejshëm!", theksoi Mersel Bilalli, profesor.

Profesorja Remenski dhe Bilalli gjatë këtij debati gjithashtu u shprehën se në Maqedoni nuk ka gjasa të përsëritet konflikti i vitit 2001, por njëzëri paralajmëruan se me politikat e tilla të pushtetit aktual ekziston mundësia e përfshirjes së Maqedonisë në një krizë politike. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form