TIRANE- Kryetari i PS-së Edi Rama do të jetë kryeministri i vendit, ndërsa Ilir Meta do të drejtojë Parlamentin. Kjo është marrëveshja e arritur sot në mesditë mes dy liderëve kryesorë të koalicionit të majtë i cili do të qeverisë vendit për 4 vitet e ardhshme pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës u takuan sot në mesditë në hotel Sheraton për të vendosur piketat e planit të tranzicionit deri në hapjen e legjislaturës së re.