Ambasadori Arvizu në kryeministri takon Berishën

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ndodhet në kryeministri dhe po zhvillon një takim me kryeministrin në detyrë Sali Berisha. Eskorta e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu është parë rreth orës 12:00 pranë godinës së kryemistrisë. Arvizu takon kryeministrin në largim një ditë pas takimit me fituesit. Takimi Berisha-Arvizu zgjati rreth 30 minuta. Zyrtarisht nuk ka njoftim lidhur me temën e takimit, as nga ambasada e SHBA-së dhe as nga zyra e kryeministrisë, por mendohet se temë kryesor e takimit të ketë qenë transferimi i butë i pushtetit tek koalicioni i majtë. Ky takim ndodh pak para se të nisë mbledhja e kryesisë së PD-së ku do të nis puna për përzgjedhjen e kreut të PD-së pas dorëheqjes së Berishës nga të gjitha funksionet partiake.

Share This Video


Download

  
Report form