Afrikë - Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur në Senegal, ndalesa e parë e turit të tij në tre shtete afrikane. Kjo është vizita e dytë e tij në kontinentin afrikan që prej marrjes së postit si president i SHBA-së.
Obama përveç Senegalit do të vizitojë Afrikën e Jugut, Tanzaninë dhe Kenian, në vendin ku babai i tij ka lindur. Qëllimi i kësaj vizite është rritja e marrëdhënieve ekonomike me vendet afrikane. Gjithashtu përparimi demokratik, zhvillimi dhe shëndetësia do të jenë në krye të axhendës së tij.
Burime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thonë se Obama nuk do të mund të takohet me Nelson Mandelën për shkak të gjendjes së tij kritike shëndetsore. Gjithashtu në Universitetin e Cape Town-it Obama do të mbajë një fjalim që zyrtarët e quajnë fjalim kryesor të udhëtimit të tij, gjatë të cilit do të flasë rreth politikës amerikane për kontinentin afrikan.