Berisha: Unë, përgjegjësi i vetëm i humbjes, jap dorëheqjen

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Lideri historik i Partisë Demokratike pranon përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe deklaron dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, të cilën e mbante prej 22 vitesh.

. "Jam këtu jo për të komunikuar rezultatin, se është njohur dhe pranuar nga unë dhe PD", u shpreh Berisha duke i uroi fituesit mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroi, që qytetarët të gëzojnë një jetë gjithmonë e më të mirë.

"Kemi punuar fort. Unë jam përpjekur me mish dhe me shpirt të bëj më të mirën. "Ne i humbëm këto zgjedhje. Për këtë humbje gjithë përgjegjësia bie mbi mua; vetëm mbi Sali Berishën", ishte deklarata e kryeministrit. Ai ka shtuar se "premtimet e opozitës për heqje taksash nuk mund t'i bënim, sepse në filozofinë tonë bien ndesh me konkurrencën e ndershme, barazinë sociale".
Berisha kakonfirmuar se do të qëndrojë në krye të vendit deri në shtator, siç e kërkon Kushtetuta dhe do përgatisë me strukturat e PD zgjedhjen e lidershipit të ri të PD. Berisha nuk e ka quajtur këtë një ndarje lamtumire, pasi "një të tillë nuk do ta lexoja dot". Ai ka premtuar se do të kontribuojë në PD si anëtar i saj dhe si deputet.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS