ROME - Një komision hetimor është ngritur me kërkesë të Papa Françeskut për të shqyrtuar aktivitetet e Institutit për Veprat Fetare pas skandaleve të fundit. Më parë këtë muaj, ai emëroi një klerik të besuar për mbikëqyrjen e menaxhimit të Institutit.
Institucioni, siç njihet Banka e Vatikanit I.O.R, një nga institucionet më sekrete në botë është përballuar kohët e fundit përveç skandaleve të panumërta seksuale të zbardhura pothuajse në të gjithë botën, por edhe me një seri skandalesh financiare me akuzat e pastrimit të parave.
Në këtë institucion punojnë 114 punonjës dhe ka 5.4 miliardë euro të asete. Komisioni i ri është i ngarkuar për të siguruar që institucioni operon në "harmoni" me misionin bamirës të Kishës.