Gjiknuri: Kolegji do të çertifikojë fitoren që e pa gjithë bota

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË -- Damian Gjiknuri nga selia e PS deklaroi sot se koalicioni I majtë përfitoi maksimunin e tij në këto zgjedhje, 84 mandate dhe se nuk ka as Kolegj dhe as institucion që ta ndryshojë më atë. Populli shqiptar e çertifikoi me votën e tij, fituesin e këtyre zgjedhjeve dhe këtë e panë edhe ndërkombëtarët. Në një prononcim për mediat, Gjiknuri pohoi se meqë KQZ-ja nuk mund të marrë vendim me katër anëtar, rezultatin do ta çerifikojë Kolegji Zgjedhor ndërsa Parlamenti i ri do t'I japë zgjidhje edhe problemit të KQZ-së. I pyetur nëse anëtarët e KQZ-së që e dhanë dorëheqjen personalisht, mund të rikthehen po personalisht në postet e tyre, ai tha se "nuk e di sesi mund të bëhet kjo, përderisa KQZ-ja ka shpallur edhe vendet vakante, por një gjë është e qartë që PS-ja nuk mund të ratifikojë paligjshmërinë, siç bëri Kuvendit. Dhe për mendimin tim, ajo shkelje që bëri nuk vlejti fare dhe populli ia dha përgjigjen e merituar."

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS