TIRANE - Kryeministri Berisha projekton kreun e bashkisë Lulzim Basha si njeriun që do udhëheqë PD pas largimit të tij nga drejtimi i partisë që drejton me dorë të hekurt prej 22 vitesh. Rreth orës 11:43 minuta të paradites së sotme A1 Report transmeton pamje të eskortës së Berishës përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për të mbërritur më pas në kryeministri.