Maqedonia dhe Kosova do të firmosin nesër marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq. Dy ministrat e brendshëm Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi, përmes këtij dokumenti do të shmangin pengesat formalo-juridike për çeljen e këtij vendkalimi kufitar. Megjithatë pengesë kryesore mbetet ende rruga e pa ndërtuar 17 kilometërshe nga pjesa e Maqedonisë e cila zvarrit prej vitesh këtë proces. Sipas zv/ministrit të transportit Xhelal Bajrami, sfida e vetme për fillimin e punimeve mbetet shpronësimi i tokave, pas së cilës do të fillojë ndërtimi i rrugës që çon në fshatin Bellanoc.
"Tani mbetet problemi kryesor ndërtimi i rrugës nga fshati Opajë deri në fshatin Bellanoc, që në fakt çon deri te ky vendkalim kufitar. Edhe në këtë drejtim ka lëvizje të mjaftueshme, para do kohësh Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore ka nënshkruar kontratën, ka kryer procedurën e tenderimit për përzgjedhjen e kontraktuesit që do të bëjë ndërtimin e rrugës, vlera e projektit është mbi 6 milion euro dhe ne presim me të kryer procedurën e eksproprimit të fillojnë punët rreth ndërtimit të kësaj rruge", tha Xhelal Bajrami, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Çështja e hapjes së vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq së fundmi ishte trajtuar në takimin mes zv/kryeministres Teuta Arifi dhe homologes së saj Vlora Çitaku. Arifi pati deklaruar se punimet do të përfundonin në 3 mujorin e parë të këtij viti që vendkalimi kufitar të hapej përfundimisht në vitin 2013. Nga ana tjetër përveç këtij vendkalimi, tani një kohë të gjatë premtohet edhe vendkalimi Llojan --Miratoc mes Maqedonisë dhe Serbisë. Për ngecjet Maqedonia është kritikuar edhe nga autoritetet serbe për mospërmbushjen e detyrimeve infrastrukturore nga marrëveshja e vitit 2005.
"Miratoci mund të hapet për një apo dy muaj, megjithatë ne kemi problem të madh me palën maqedonase, duke pasur parasysh faktin se pala maqedonase nuk ka përfunduar pjesën infrastrukturore të cilën e mori përsipër në kuadër të marrëveshjes që arritëm në vitin 2005. Këtë çështje ne e kemi diskutuar me përfaqësuesit e Ambasadës së Maqedonisë, kryeministri Daçiq ka diskutuar me kryeministrin Gruevski, bashkësia ndërkombëtare është përfshirë në realizimin e kësaj marrëveshjeje, madje edhe Ambasadori amerikan ka qenë në atë hapësirë me dëshirë që të hapet ky kalim kufitar me qëllim që njerëzit nga Llojani të vijnë në Miratoc dhe Bërto. Ne presim që të paktën deri në fund të vitit të përfundojnë këto punime dhe vitin e ardhshëm apo në pranverë të hapet ky kalim kufitar", u shpreh Zoran Stankoviq, kryetar i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Por sipas zv/ministrit të transportit dhe lidhjeve Xhelal Bajrami, ngecja e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge janë si rezultat i problemeve financiare që ka pasur kompania kontraktuese për rikontruimin e kësaj rruge.
"Për arsye krejtësisht financiare me të cilat ballafaqoheshte kompania që ishte e kontraktuar për ndërtimin e asaj rruge pati një ngecje një ndërpre...