Elbasan, personat me aftësi të kufizuara vështirësi në votim

Report TV 2015-08-21

Views 0

ELBASAN - Në qendrën e votimit nr 2346 në ambjentet e shkollës së mesme "Onufri" në Elbasan, personat me aftësi të kufizuara votojnë me vështirësi, pasi qendra e votimit është vënë në katër të dytë. Anëtarja e Komitetit të Helsinkit Drita Shahini, e ka quajtur të pafalshme që këta qytetarë të penalizohen në këtë mënyrë. "Duhet të ishin marrë masa që procesi i votimit të ishte realizuar në katin e parë dhe kjo qendër votimi nuk duhet të kishte mbi 6 shkallë për të ngjitur nga personat që janë paraplegjik",-thotë ajo. Më tej, Shahini shton se ka vërejtur edhe qendra të tjera që kanë problematikë të ngjashme dhe në fund të procesit zgjedhor do të mbahet edhe një relacion për të gjitha parregullsitë që kanë pasur personat me aftësi të kufizuar.

Share This Video


Download

  
Report form