PEQIN - Një tjetër incident është shënuar në fshatin Bishqep në rrethin e Peqinit. 3 persona kanë dhunuar anëtarin e komisionit të qendrës së votimit dhe bashkëshorten e tij, ndërsa policia ka shoqëruar vetëm dy prej tyre. Policia bëri të ditur se gruaja është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. "Forcat e rendit kanë sekuestruar mjetin me të cilin qarkullonin tri personat. Në të u gjendën dy armë zjarri dhe një sasi municionesh. Personat e implikuar në këtë ngjarje janë Gazmend Sinani, Astrit Kashi, Aleksandër Bajo, të tre banues në Elbasanit. Dy shtetasit Kashi dhe Bajo janë shoqëruar në komisariat",-bëri të ditur zëdhënësja e policisë së Elbasanit.