Familja Ajvazi, 10 anëtarë në kushte të vështira

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Në këto kushte shumë vështira përballet për çdo ditë familja dhjetë anëtarëshe Ajvazi nga Shkupi. Në mungesë të një shtëpie, kjo familje jeton në strehimoren Çiçino Sello afër Sarajit.

Edhepse të strehuar, vendi ku ata banojnë nuk ka as kushte minimale për jetesë. Disa vite me radhë kjo familje ka kërkuar nga shteti banesë sociale, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje pozitive. Të ardhurat e vetme janë nga puna që bën nëna e tetë fëmijëve Mevludja, e cila detyrohet të pastrojë shtëpi të huaja vetëm për të mbajtur gjallë fëmijët e saj.

"Veq unë dal prej shtëpisë, mengjes kur dal mendoj për fëmijët duhet ti lë krejt të vegjel i kam. Me shumë mendoj për fëmijët se për veti. Ndonjëherë e lë burrin ndonjëher vajzën e madhe. Unë në mëngjes kur dal prej 8 dhe kthehem ne ora 6", deklaroi Mevlude Ajvazi.

Edhe pse jetojnë në kushte shumë të vështira, nuk mungon buzëqeshja tek fëmijët të cilët presin ndihmën e çdo kalimtari të rastit. Madje fëmijët shpesh herë dalin nëpër kafenetë e Shkupit për të shitur lecka të lagura.

"Fëmijët kanë dalë qe 1 vjet me shit, une nuk kam qef të dalin po çka me bo prej zorit e kanë. Ndonjëherë mirë ndonjëherë lisht. Fëmijët nuk ankohen, më mirë është të del të shes se sa diku me vjedh", tha Mevlude Ajvazi.

Kryefamiljari Isuf Ajvazi i cili për shkak të sëmundjes nuk është në gjendje të punojë, fajëson shtetin se nuk kujdeset për këtë familje.

"Lebarka ka, mi ka, nuk është e pastër nuk po na japin asgjë për me pastru. Kater vjet jam këtu 3 vjet kemi qenë ne Katllanovë. Krejt po marrin banesë ne nuk mundemi. Ne shkojmë të sociali ata na thonë që nuk kemi nevojë për ndihmë sociale", u shpreh Isuf Ajvazi.

Edhe pse kjo familje po jeton në mëshirën e kohës, ata nuk nguruan të na dhurojnë buzëqeshje dhe përqafime. Familja dhjetë anëtarëshe shpreson se një ditë ndokush do të zgjasë dorën për të ndihmuar ata dhe për ti shpëtuar nga gjendja shumë e vështirë. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form