MAMINAS (DURRËS) - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vizituar një fabrikë ku prodhohen tulla në fshatin Maminas. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me investitorët dhe punonjësit e pranishëm Meta tha se është inkurajues fakti që ka biznese të tilla që prodhojnë dhe eksportojnë. Ai premtoi mbështetje akoma edhe më të madhe.
'Është kënaqësi e veçantë të vizitoj një biznes të tillë, i cili prodhon tulla, në një kohë kur situata ekonomike është mjaft e vështirë dhe kur hapësirat dhe mundësitë për këto sipërmarrje janë bërë gjithnjë e më problematike. Megjithatë është mjaft inkurajues fakti që punohet dhe jo vetëm ka, prodhohet dhe eksportet. Është një objektiv i ynë që të jemi më pranë këtyre aktiviteteve prodhuese, këtyre aktiviteteve që gjenerojnë eksport, duke u krijuar më shumë lehtësi", u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste.