Presidenti kinez Jinping: OKB ka nevojë për Kinën dhe anasjelltas

Report TV 2015-08-21

Views 0

Të gjitha shtetet anëtare e Kombeve të Bashkuara duhen të bashkëpunojnë së bashku për të zgjidhur problemet globale dhe për të përmbushur sfidat. Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping në takimin e zhvilluar në Pekin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon.

Të dy zyrtarët e lartë ranë dakort që aktualisht bota po përjeton ndryshime të thella dhe të komplikuara. Presidenti kinez tha se OKB-ja duhet të përqendrohet në temën e paqes dhe të zhvillimit si dhe të zgjidhen problemet në mënyrë të drejtë. Xi gjithashtu vuri në dukje se Kina ka nevojë për OKB-në, dhe anasjelltas. "Të jetë një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka jo vetëm të drejtën, por edhe një përgjegjësi të madhe", është shprehur lidëri i Kinës.

Share This Video


Download

  
Report form