Rusi - Moska tha se nuk mund të mirëpres propozimin e presidentit amerikan Barak Obama mbi reduktimin e arsenaleve bërthamore strategjike amerikane dhe ruse deri në një të tretën.
"Kjo do të thotë që Obama ose nuk e kupton thelbin e problemit ose ai haptazi gënjen, apo ky propozim i tij është thellësisht joprofesional," tha zëvendës kryeministri Dimitri Rogozin për gazetarët.
Në një fjalim të gjerë në Berlin, Obama bëri thirrje për një reduktim deri në një të tretën të armëve bërthamore të Rusisë dhe SHBA-s, duke thënë se kjo do të bënte të mundur edhe garantimin e sigurisë amerikane.
Sipas Traktatit të ri për Reduktimin e Armëve Strategjike nënshkruar me Rusinë në vitin 2010, Uashingtoni dhe Moska janë të angazhuar për shkurtimin e armëve të tyre bërthamore me 30 për qind gjatë 10 viteve të ardhshme nga 2.200 deri në 1.550 tanishme.