Kanali i Haraçinës, asnjë buldozer në punë!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Këto pamje nga punimet në kanalin e hapur në Haraçinë, për 24 orë u bënë aq të vjetra sa që ndryshuan edhe ngjyrë. Për tre vjet me radhë, ministrat e planifikimit hapësinor tashmë katër herë bënë të njëjtën punë, përuruan fillimin punimeve për mbylljen e këtij kanali të hapur. Edhe pse ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi tha dje se punimet do të mbarojnë për 16 muaj dhe se shumë shpejtë do të jemi dëshmitarë të punëve konkrete, por realiteti është ndryshe. Sot ekipi i Televizionit ALSAT-M ishte në terren për të inspektuar nga afër punimet që u paralajmëruan, por nuk arriti të takojë as të paktën një punëtor, apo makineri që ishin dje prezent për të realizuar punimet, siç tha Ademi intensive.

'Dje edhe zyrtarisht nisën punimet për ndërtimin e kanalit të hapur fekale në Komunën e Haraçinës. Dje këtu kishte makineri të cilat po punonin në terren, por sot, një ditë më pas gjendja është krejtësisht ndryshe. Ekipi i televizionit ALSAT-M nuk vërejti dikë që punon për të ndërtuar këtë kanal'

z.Ademi ju ishit edhe para kësaj here me ish kryetarin e komunës, a është kjo definitive se do të nisin punimet dhe nuk do të ndalen apo ndoshta do të kemi edhe raste të tjera kur do të vijmë?

'Unë e thashë që sot në mënyrë zyrtare fillojnë punimet sepse ne kemi nënshkruar marrëveshje me kompaninë e cila do të duhet ti realizojë punimet dhe ne definitivisht ne sot fillojmë punën dhe shpresoj që pas një kohe të afërt ne do të vijmë dhe do të jemi dëshmitarë të punëve konkrete. Ashtu siç është e paraparë edhe në kontratë, për 16 muaj duhet të përfundojë i gjithë ky projekt, në bazë të projektit që ne kemi përgatitur për 2 mijë metra gjatësi', tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Ekologjisë.

Pamjet e regjistruara dje dhe sot nga kamera e ALSAT-M, tani më janë të njohura për opinionin, e veçanërisht për banorët e Haraçinës që jetojnë rreth kanalit të hapur. Rikujtojmë se punimet për ndërtimin e këtij kanali deri më tani kanë nisur disa herë, mirëpo nuk kanë përfunduar kurrë. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form