KORÇË -- Kryeministri Berisha, në kuadrin e përmbylljes së fushatës elektorale në qarkun e Korçës, ka inaguruar sot rrugën Miras-Bilisht. Në fjalën e tij para banorëve të zonës, me një zë tejet të ngjirur e të konsumuar nga fjalimet e fushatës, ai tha: "Miliarderët e PS-së mezi po presin heqjen e tvsh-së së produkteve bujqësore që të nisin importin nga jashtë. Ndaj, votoni që të mbroni prodhimet tuaja,"- tha ai. "Me heqjen e tvsh-së për ushqimet ai do të marrë monopolet. Kjo është ëndrra e tyre mbi monopolet e ushqimeve. Asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, por zotëria nuk mendon. Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar! Katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve. Ndaj, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë, të mendoni mirë të dy politikat, pastaj të votoni,"- tha Kryeministri.