Topi: Jemi ne dhe jo PS-ja, problemi më i madh i Berishës

Report TV 2015-08-21

Views 0

BURREL -- Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka deklaruar sot për mbështetësit e tij se ata po hiqen nga puna pikërisht pse mbështesin FRD-në, se kjo ndodh pasi problemi më i madh i Kryeministrit nuk është PS-ja, por FRD-ja.

Këtë deklaratë, Topi e bëri nga qyteti i Burrelit, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Pasi akuzoi kryeministrin për papërgjegjshmërinë që ka treguar ndaj qytetarëve të Burrelit, Topi tha se "sot pushteti përndjek dhe kërcënon me vende pune ata që mbështesin FRD-në, sepse problem më i madh i kryeministrit nuk është PS-ja por FRD-ja. Prandaj, - tha ai, - nxjerrja në pension e kryeministrit është detyrë historike."

Kryetari i FRD-së iu drejtua me një thirrje qyetarëve të Burrelit: "Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me politikanët por me të ardhmen e shqiptarëve. Prandaj, ju bëj thirrje qytetarëve të Burrelit të dalim masivisht në votime në datën 23 qershor dhe të votojnë alternativën e re. Lajmi i parë i fitores së FRD do të vijë nga Dibra," -- përfundoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form