FUSHË-KRUJË - Forcat speciale të RENEA-s kanë kryer një aksion kontrollesh dhe arrestimesh në komunën Thumanë të Fushë-Krujës mbrëmjen e të martës (18.06.2013) pas mitingut përmbyllës të Partisë Socialiste në Durrës. Sipas korrespondentit të TV A1Report në Fushë-Krujë RENEA ka krye disa kontrolle dhe arrestime në disa lokale në Thumanë dhe në automjetet e disa prej militantëve të PS që kishin marrë pjesë në mitingun e Durrësit. RENEA pas operacionit ka gjetur rreth 4 armë dhe shoqëroi në Komisariatin e Fushë-Krujës, 8 persona për armëmbajtje pa leje.