DURRES - Një natë plot shqetësime për pasagjerët e tragetit Adria Ferries të nisur nga Bari me destinacion Durrësin, në tragetin "Michela". Vetëm pak kohë nga nisja nga porti i Barit, sistemi i ajrimit dhe kondicionimit u bllokua dhe kabinat e pasagjerëve u shndërruan në furra të nxehta.Një gazetar i A1Report që ndodhej në bord, mundi të filmojë atë që po ndodhte.
Asnjë informacion apo shpjegim nga personeli i tragetit. Recepsioni që edhe natën duhet të ketë personel, është bosh. Pasagjerët, të zgjuar nga ajri që bëhej gjithnjë e më i i renduar, nisën të hapnin portat e kabinave me shpresën për t'u freskuar sado pak nga ajri i korridorit. Por asnjë shpresë edhe nga dyert e hapura: në vend që të freskoheshin kabinat, u bënë të nxehtë edhe korridorët.