Afati i dytë i testimit ekstern ka shkaktuar kaos në shkollat fillore të vendit. Nxënësit që me sukses kanë kaluar testimin afatin e parë janë thirrur sërish në testim ë. Alsat-M vizitoi shkollën fillore "Imri Elezi" në Çair ku vërehej revolta e prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve pasi 460 nxënës sërish duhet ti nënshtroheshin testimit.
"Bëhet fjalë për 460 nxënës të cilët duhet edhe një herë të hyjnë në testim a ne realisht nuk i kemi as 10 nxënës që nuk kanë qenë. Nuk ka arsyetim veç thuhet se duhet të përsëritet testimi, e tash si mund ta testojë nxënësin kur as nuk ka qenë i planifikuar, as nuk është përgatit për testim. Unë prindit kur ju paraqita se duhet të testohet fëmija i tij ai nisi të më thotë a jeni normal, kë ta dëgjojmë tash, kemi mbet në mes dy zjarreve", tha Asllan Ramuka, mësues.
Më të shqetësuar ishin nxënësit, veçanërisht ata të klasës së tetë të cilët kishin nisur përgatitjet për regjistrim në shkolla të mesme.
"Sot kam ardhur prej spitalit, unë prita që operacionin ta bëj pasi të mbaroj shkolla por shkolla nuk po mbaron..Më herët jam testuar biologji dhe kulture por tani matematikë dhe fizikë, është shumë e papritur. I mora rezultatet, i kisha notat 5, sot e mora një rezultat 4 dhe një tjetër 5", u shpreh nxënëse e klasës së tetë.
"Na kanë thirr për me bo përsëri testin për here të tretë, ne veç më kemi mbaru, jemi klasa e tetë, kemi dorëzu me libra, gjithçka kemi mbaru, tash sërish ta bëjmë testin është maltretim. Herën e pare jemi testuar matematikë dhe fizikë e tash nuk e di çfarë testi do të bëjnë".
"Sot na kanë thirr për të bërë test dhe u habitëm sepse nuk e kemi prit, ne i kemi dorëzuar librat edhe nuk kemi pas për mu përgatit, testet I kemi, tash për herën e tretë me bo test. Mendoj se e kam kaluar sepse I kam bo krejt edhe në gjeografi edhe në matematikë, edhe tash nuk po du me bos test për të tretën here", thanë nxënësit.
Për të evituar shqetësimin e nxënësve zv ministri i arsimit Safet Neziri i bëri thirrje të gjithë prindërve dhe drejtorëve të shkollave që në asnjë mënyrë të mos i thërrasin sërish në testim nxënësit të cilët sukses pozitiv e kanë kaluar testimin e afatit të parë. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të kërkohet përgjegjësi nga personat e përfshirë në këto manipulime.
"Do të kisha shfrytëzuar rastin e kësaj deklarate të apeloj të të gjithë ata drejtor të cilët kanë informata pozitive se me sukses e ka përfunduar, në afatin e pare testimin ekstern në dy lëndë ata nxënës nuk ka nevojë ti thërrasin, janë të lire, përveçse ata nxënës të cilët për shkaqe objective nuk kanë mundur ti nënshtrohen provimit ekstern në afatin e pare tash e kanë afatin e dytë dhe afatin e tretë në gusht. Ndërsa, për të gjithë këto shqetësime që janë krijuar tek prindërit, tek nxënësit, tek arsimtarët dhe drejtorët e shkollave ne do të ngritim përgjegësi për të gjithë ata pjesmarrës drejtpërsëdrejti të cilët kanë marrë përgjegjësi për ta zbatuar, respektivisht implementuar testimin e ekstern", deklaroi Safet Nez...