LONDER - Qeveria britanike u ka bërë thirrje kompanive ajrore në mbarë botën që të mos lejojnë ish-teknikun e CIA-s, Edward Snowden të fluturojë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Snowden një ish-punonjës i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës ka nxjerrë dokumente sekrete për programet e monitorimit të komunikimeve elektronike të SHBA-së. Agjencia "Associated Press" thotë se ka pare një fletë me foton dhe të dhënat e tij në një aeroport të Tajlandës. "AP" thotë se fletë alarmi është lëshuar e lëshuar nga Zyra e Brendshme Britanike.