ATHINE - "Emigrantët në Athinë janë trajtuar në mënyrë të pahijshme nga policia gjatë kontrolleve të autorizuara për të frenuar imigracionin e paligjshëm",-thotë organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch në raportin e saj të fundit. Që nga korriku i 2012-s deri në muajin shkurt 2013 policia në kuadër rë operacionit të koduar 'Xenios Zeus' kundër emigracionit të paligjshëm ka ndaluar rreth 85 mijë të huaj. Emigrantët e ndaluar janë çuar në stacione policore për kontrolle të dokumenteve, por vetëm gjashtë për qind e tyre ishin të paligjshëm. Raporti gjithashtu dokumenton abuzim fizik dhe verbal. Shumica e njerëzve të intervistuar u ankuan në lidhje me sjelljen e vrazhdë, dhe fyerjet raciste nga punonjësit e policisë.