Komisioni hetimor, ende pa kryetar

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Formimi i Komisionit hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit edhe më tej në qorrsokak. Madje ka skaduar edhe afati prej 4 ditësh për formimin e komisioni që u dakordua në takimin mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të ri të LSDM-së opozitare Zoran Zaev. Partitë e bllokut maqedonas fajin për mos formimin e Komisionit ja hedhin njëra tjetrës. Në LSDM vlerësojnë se tani fjalën e ka VMRO-DPMNE-ja dhe se ata po pengojnë formimin e Komisionit, ndërsa nga partia e Gruevskit presin që LSDM-ja të tregohet më konstruktiv dhe se ata janë pro formimit sa më të shpejt të komisionit hetimor.

Në më shumë media këto ditë përmendet lista me emrat e disa ekspertëve ndërkombëtar si kryetarë potencial të Komisionit hetimor, listë kjo e përgatitur nga delegacioni i BE në Shkup. Në mesin e tyre janë Monika Makovej, Grem Votson, Majkëll Li dhe Daniell Tarshis. VMRO-DPMNE nuk komenton emrat e ekspertëve ndërkombëtar ndërsa për LSDM-në të njëjtit janë të pranueshëm. Edhe në takimin e fundit të liderëve të dy partive politike maqedonase Gruevski-Zaev, kryeministri ka kërkuar që palët të shqyrtojnë edhe një herë mundësinë që në krye të Komisionit të emërohet ekspert i brendshëm. Deri tani janë përcaktuar emrat e anëtarëve të Komisionit hetimor. LSDM-ja ka caktuar Renata Deskoska dhe Lubomir Frçovksi ndërsa VMRO DPMNE-ja është përcaktuar për Bllagorodna Duliq dhe Ilija Dimovski. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form