TIRANE - Biblotekës shqiptare i shtohet vëllimi i tretë i politikanit të njohur Spartak Ngjela i titulluar "Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991-1996". I ndarë në 29 kapituj me fakte reale, ky libër nxjerr në pah dy defekte të politikës shqiptare, mungesën e kompromisit dhe konsensusin. Në fjalën e tij gjatë promovimit të librit, të cilin tashmë mund ta ketë çdo lexues, autori sqaron se ky libër i kushtohet dy figurave të njohura në politikën shqiptare, Gramoz Pashkos dhe Azem Hajdarit të cilët nuk jetojnë më.