SHKODER - Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitjen e dy aktivistëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pranë zyrës së shtabit elektoral të kësaj force politike ne rajonin numër 4 në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit "Isa Boletini", teksa dy aktivistët e LSI-së ndodheshin në zyrë. Këtyre shtetasve u janë marrë sende personale, një orë, një varëse floriri dhe nje unazë. Kandidatja për dëputete e LSI-së në Shkodër, Nora Malaj ka shprehur indinjatën për këtë incident, ndërsa ka ftuar policinë të zbardhë ngjarjen, teksa ka shtuar se LSI do vijojë fushatën e saj në mënyre dinjitoze pa u frikësuar nga të tilla incidente.