ROMË - Kandidati i qendrës së majtë, Ignazio Marino ka fituar si kryebashkiakui Romës. Ai ka fituar zgjedhjet komunale me 63,9% të votave, duke mundur kështu kryebashkiakun në ikje, Gianni Alemanno, i cili ka marrë 36,1%. Kjo del prej rezultateve zyrtare, bën të ditur agjencia e lajmeve, Ansa. Qendra e majtë është triumfuese në Romë dhe mund qendrën e djathtë pas 5 vjetësh, si edhe qyteti i Brescia-s, i qeverisur nga PDL në 5 vitet e fundit. Pas 18 vjetësh me dominimi të padiskutueshëm të qendrës së djathtë merret edhe Viterbo dhe pas 20 vjetësh edhe Treviso për Legën dhe Imperia (zonë e ish-ministrit Claudio Scajola) tek Pdl.