Situatë e tensionuar para Komunës Qendër, lëndohet një këshilltare

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Dy persona të lënduar dhe dritare të shkatërruara të sallës për seanca në Komunën Qendër është bilanci i protestave të sotme para kësaj komune. Protestat kundër rrënimit të Kishës Shën Konstatini dhe Elena në Qendër të Shkupit vazhduan sot paralelisht me seancën e Këshillit komunal. Në momentin kur kryetari i Këshillit Mirosllav Shipoviq hapi seancën, rreth 300 protestuesit e tubuar sulmuan policinë dhe thyen gardhin rrethues të objekteve të Komunës Qendër.

Nga demolomi i dritareve u lëndua këshilltarja e LSDM-së Biljana Çurillova. Protestuesit e mbledhur theksojnë se qëllimi i revoltës së tyre është që të hiqet nga rendi i ditës pika që ka të bëjë me ndalimin e ndërtimit të Kishës në qendër të Shkupit.

"Për shkak se të premten seanca u prolongua, pika nuk u hoq nga rendi i ditës. Sot jemi mbledhur që të shohim nëse pika do të hiqet nga rendi i ditës. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë", u shpreh një protestues.

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski disa herë kishte deklaruar se nuk do të ndërpresë ndërtimin e kishës, por do të kërkojë që objektet të cilat ndërtohen në territorin e Komunës Qendër, përfshirë këtu edhe Kishën, të paguajnë shpenzimet komunale në Komunën Qendër dhe jo në Qytetin e Shkupit. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form