Testimi i parë i maturës shtetërore

alsatmtv 2015-08-21

Views 11

Mbi 19 mijë maturantë iu nënshtruan sot maturës shtetërore në lëndën e gjuhës amtare. 'Matura shtetërore realizohet me sukses'. Ky ishte konstatimi i ministrisë së Arsimit pas vizitës që drejtuesit e këtij institucioni i bën shkollave të mesme. Sipas tyre, këtë vit në nivel republikan ka rritje të numrit të maturantëve për 1.06% për dallim nga viti i kaluar. Parë nga aspekti etnik, mbi 5% shënon rritje numri i maturantëve që testohen në gjuhën shqipe dhe turke, ndërsa për gjuhën maqedonase ka ulje për 1.42%.

"Në nivel nacional testimi zhvillohet pa kurrfarë problemi. Deri tash për maturën shtetërore në gjuhën amtare janë paraqitur 19.280 nxënës. Në nivel nacional kemi ngritje për 1.06 % të numrit të përgjithshëm të atyre që kanë paraqitur maturën shtetërore për dallim nga viti I kaluar. Në bazë të informacioneve që ne disponojmë çdo vit realizohet mirë e më mirë. Kemi gjithë procesin nën kontroll, nuk ka depërtim të testeve që dikush dëshiron të jep ndonjë informacion të kësaj natyre. Gjithçka është nën kontroll, gjithçka është në rregull nuk kemi asnjë lloj problemi as në aspektin e organizimit e as të zbatimit të maturës shtetërore", deklaroi Safet Neziri zv. Ministër i Arsimit.

Edhe në gjimnazin "Zef Lush Marku" matura shtetërore u realizua me sukses si në aspektin e organizmit ashtu edhe në aspektin e mbarëvajtjes, theksoi drejtori i këtij institucioni Sahar Sadiku.

"Maturës shtetërore iu nënshtruan 555 nxënës të cilët do të japin provimin e pjekurisë në gjuhën amtare , ...problem nuk patë në aspektin organizativ nuk ka, në aspektin e mbarëvajtjes së provimit është gjithçka në rregull", tha Sahar Sadiku U.D. Drejtor i gjimnazit "Zef Lush Marku".

Për dallim nga 5 vitet e kaluara, këtë vit, materialet janë dërguar në ditën e realizimit të maturës shtetërore e jo 24 orë më herët ndërsa esetë e kopjuara nga nxënësit do të vlerësohen me zero pikë. Për realizmin e maturës shtetërore, në të gjitha shkollat e mesme të Maqedonisë, janë angazhuar mbi 2000 testues dhe mbi 300 vëzhgues. Të martën maturantët do t'i nënshtrohen lëndës së dytë nga matura shtetërore, matematikës ose gjuhëve të huaja, varësisht nga përzgjedhja e nxënësve. Numri i nxënësve të interesuar për lëndën e matematikës mbetet i njëjtë si vitet e kaluara, por rritje shënon lënda e gjuhës angleze dhe gjermane ndërsa ulje gjuha frënge dhe ruse. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form