KALIFORNI- Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe ai amerikan, Barack Obama, kanë nisur një samit dy ditor në Kaliforni.
"Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen e vazhdueshme paqësore të Kinës si një fuqi botërore", tha Obama në momentin ku dy udhëheqësit dhanë deklarata për shtyp para se të nisnin takimet me dyer të mbyllura.
"Pasi një Kinë paqësore dhe e qëndrueshme nuk është mirë vetëm për kinezët, por gjithashtu për botën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka shtuar lidëri amerikan.