Durrës, Ngjela: Prioritet ish të përndjekurit, Dako: Keni avokatin

Report TV 2015-08-21

Views 1

Durrës - Lideri i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka celur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit, ku dhe prezantoi kandidatin për deputet në qytetin bregdetar, Klodian Ymeri. Ngjela tha se shtresa e ish të përndjekurve janë një prioritet i rëndësishëm që do të mbështesë nëse koalicioni Aleanca për Shqipërine Evropiane do të marrë pushtetin në 23 qershor.

"Ujërat do të ndryshojnë në këtë vend. Kemi përshtypjen që dhe ju e dini këtë gjë. Aleanca jonë do t'i fitojë zgjedhjet. Une dhe gjithë kandidatët që ju i keni mbështetur, do t'iu përkrahin, do i'u plotësojnë të tëra nevojat që janë të plotësueshme", tha kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela.

Share This Video


Download

  
Report form