Athinë, bombë drejtoreshës së burgut Koridhalos, disa të lënduar

Report TV 2015-08-21

Views 0

ATHINE - Një bombë me sahat e cila ishte vendosur në një nga makinat e parkuara në kryqëzimin e një lagjeje në Athinë ka shpërthyer në orën në 4.40 në mëngjesin e të premtes. Policia tha se lënda plasëse ishte vendosur te makina e Maria Stefi, e cila kishte parkuar automjetin e saj pranë shtëpisë në periferinë e populluar të Dafnit. Stefi është drejtoresha e sigurisë së lartë në burgun Korydallos, ku vuajnë dënimin kriminelët më të rrezikshëm. Lajmi për vendosjen e bombës ishte njoftuar në tv në orën 4:15 ku ishte dhënë një afat kohor prej 20 minutash Policia rrethoi zonën dhe në orën 4:40 bomba ka shpërthyer.

Share This Video


Download

  
Report form