Berisha në pub me gjimnazistët: Nesër, fitore në stadium!

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Kryeministri Berisha ka qënë sonte i ftuar në një pub nga të rinjtë e "Tirana Teens" e pikërisht në pubin që reklamoi praninë e grupit koreano-jugor me famë botërore "PSY", i cili e anulloi koncertin e tij. Berisha mori pjesë në ndarjen e disa çmimeve për nxënësit dhe sportistët më të mirë të shkollave të mesme. Pas ndarjes së çmimeve nga tre sportistët e njohur, Shaban Uka, Sokol Kasmi dhe Endrit Fortuzi, e mori fjalën kryeministri, i cili tha:

"Kam kënaqësinë t'i dorëzoj çmimin, shkollës më të mirë, Ismail Qemalit"! Dua të shpreh admirimin tim të pakufishëm që ndoqët garën më të fuqishme, që kryeqyteti ka njohur në historinë e tij. Gara është ajo ku shkëlqejnë aftësitë intelektuale e fizike të njeriut dhe të riut. Dua të shpreh admirimin tim për të gjithë ju, të rejat dhe të rinjtë, që ata që guxojnë, ata e ndjekin garën dhe nuk dorëzohen. Guximi është themeli i çdo suksesi dhe gjithnjë fitojnë ata që guxojnë!"

Share This Video


Download

  
Report form