Prolongohet liberalizimi i rrymës për kompanitë?

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

146 kompani shprehen të gatshme teknikisht për liberalizimin e tregut energjetik. Kështu deklaroi sot kreu i Asociacionit Maqedonas të Energjetikës Koço Angjushev. Me liberalizimin e tregut energjetik, kompanitë do të furnizohen me energji elektrike në treg të hapur, duke blerë vetë tek ofruesi më i përshtatshëm për to.

"Liberalizimi duhej të fillonte që nga 1 janari i vitit 2013, por u shty deri në 1 korrik. A do ketë shtyrje të re, për këtë duhet të prononcohet Komisioni Rregullator i Energjetikës. Pavarësisht nëse do të ketë apo jo shtyrje, ne bëjmë përpjekje që kompanitë të jenë të gatshme për hapin e liberalizimit", deklaroi Koço Angjushev, Asociacioni maqedonas i energjetikës.

Kontestues në procesin e liberalizimit, sipas ekspertëve, është balancimi i çmimit të energjisë elektrike në vend, me atë të vendeve të tjera në rajon dhe europë. Nga ana tjetër, çmimet e energjisë elektrike që diktohen nga bursat e huaja, janë 30% më të larta se në tregun vendor; kjo do të thotë se në fillim të liberalizimit do ketë rritje çmimi të energjisë për kompanitë. Angjushev thotë se kompanitë, nuk do të kenë obligime të mëdha gjatë përgatitjes së liberalizimit.

"Nuk kanë për të bërë shumë gjëra. As që duhet të bëhen ekspertë për tregti me energji apo të kenë sektorë në kompanitë e tyre për këtë gjë. Ata që do i furnizojnë me energji elektrike, do të kujdesen edhe për këto shërbime, e ndoshta edhe më lirë", tha Koço Angjushev, Asociacioni maqedonas i energjetikës.

Për momentin, 50 kompani janë regjistruar për furnizim me energji elektrike, por realisht punojnë vetëm 7 deri në 10 kompani. Kompanitë që kanë obligim të dalin në tregun e hapur, janë ato kompani që kanë më shumë se 50 të punësuar dhe mbi 10 milionë euro të ardhura vjetore. Goran Temenugov

Share This Video


Download

  
Report form