LSDM-ja zgjedh kryetarin e ri, Cërvenkovski definitivisht tërhiqet

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Partia më e madhe opozitare LSDM definitivisht do të ketë lider të ri. Në hapjen e Kongresit zgjedhor të 14 me radhë për LSDM-në, kryetari i deritanishëm Branko Cërvenkovski ka konfirmuar se nuk do të kandidohet e as që do të pranojë të kandidohet nëse propozohet nga delegatët për një mandat të ri në krye të partisë, edhe pse për mbetjen e tij u mblodhën rreth 30 mijë firma. Cërvenkovski në një fjalim lamtumire para delegatëve ka thënë se LSDM-së i duhet forcë e re e cila do të udhëheqë partinë drejt fitoreve.

"Sot do të ndahemi. Nuk mund të pranoj kandidaturën. LSDM-së i duhet një forcë e re, gardian i ri i zjarrit. Nuk u fsheha, nuk ika. Marr përgjegjësinë për të gjitha humbjet. Vetëm një Zot e di se sa dëshiroja të ju sjell fitore. Dua që LSDM-ja e re të jetë fitimtare, dhe çdoherë do të jem këtu. Ju falënderoj për lojalitetin", citohet të ketë thënë Branko Cërvenkovski.

Pas tërheqjes së djeshme nga gara për kryetar të Igor Ivanovskit, bëhet e qartë se lider i ardhshëm i LSDM-së do të jetë njëri prej tre kandidatëve, Zoran Jovanovski, Zoran Zaev apo Kire Naumov. Të tre kandidatët kanë mbajtur fjalimin e tyre 15 minutësh para delegatëve, duke prezantuar programin e tyre për udhëheqjen 4 vjeçare të partisë. Pas mbylljes së fjalimeve, 705 delegatët kanë dhënë votat e tyre për kryetarin e ri të LSDM-së. Votimi i delegatëve është i fshehtë, ndërsa për kryetar zgjidhet kandidati që ka fituar mbi 50% e votave të delegatëve që kanë votuar. Rezultati i votimit pritet të bëhet i ditur për opinion gjatë mbrëmjes së sotme. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form