Maqedoni-Serbi, mbledhje e përbashkët e dy qeverive

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Gruevski për të hënën ka caktuar mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shkupit me atë të Beogradit, ndërsa BDI ka rënë në hallë. Edhe krahas kundërshtimeve të partnerit shqiptarë në qeveri që kjo mbledhje të mos mbahet megjithatë ministrat e dy qeverive të hënën në Shkup do të mbajnë mbledhjen e përbashkët të tyre. BDI për momentin heshtë. Ministrat e saj janë në dilemë të marrin apo jo pjesë në mbledhje. I vetmi që u prononcua sot ishte zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi i cili konfirmoi se një mbledhje e tillë është caktuar dhe se ai personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë takim për shkaqe objektive pasi nga java tjetër fillon ofensivën diplomatike. Megjithatë sipas tij, nuk ka asgjë të keqe në këtë nismë të Gruevskit pasi siç u shpreh ai, mbledhje të tilla të përbashkëta do të bëhen edhe me vendet e tjera fqinje.

"Takime të tilla do të ketë jo vetëm mes qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë por do të ketë edhe mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë me Kosovën dhe shteteve të tjera që do të jenë të interesuara siç janë Greqia dhe Bullgaria .Është e paraparë të diskutohen temat që kanë të bëjnë me bashkëpunim rajonal në fusha të ndryshme të infrastrukturës dhe temave që kanë të bëjnë me integrimet euro-atlantike. Bashkëpunimi rajonal mbetet si paradhomë e prioritetit tonë të përgjithshëm të integrimeve euro-atlantike dhe në këtë drejtim vazhdon bashkëpunimi me të gjitha vendet me të cilat ka mundësi për avancim dhe bashkëpunim në të gjitha fushat. Pas Serbisë, tani më procedurat janë në fazë të avancuara edhe me Shqipërinë dhe Kosovën", tha Fatmir Besimi, zv/ kryeministër për çështje evropiane.

Mbetet enigmë se pse Greuvski vendosë që mbledhjen e parë të përbashkët ta bëjë me qeverinë serbe e jo me vendet tjera fqinjë siç janë Bullgaria apo Shqipëria e Kosova. Edhe pse kërkuam qëndrimin zyrtar të BDI-së nëse do të marrin pjesë ministrat e saj në mbledhjen e së hënës për momentin ata nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form