MM dhe USHT-ja, memorandum për bashkëpunim

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi dhe rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti nënshkruan sot në Tetovë memorandum për bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve. Kjo marrëveshje ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, shkëmbimin e përvojës dhe avancimin e proceseve të edukimit dhe trajnimit të kuadrove. Marrëveshja ka të bëjë edhe me rrumbullakimin e kornizës ligjore të bashkëpunimit mes institucioneve të Maqedonisë dhe Universiteteve publike në vend. Me këtë marrëveshje USHT-ja obligohet që të merr pjesë në hartimin e politikave të sigurisë shtetërore.

"Realizimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes obligon USHT-në që të marr pjesë aktive në hartimin e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes në nivel republikan, gjithmonë duke pasur parasysh interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë", deklaroi Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së

"Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme korrespondon edhe me qëndrimin e qeverisë së Maqedonisë,për rrumbullakim të kornizës ligjore për bashkëpunim të ndërsjellë me institucionet përkatëse të Maqedonisë me Universitetet Shtetërore apo publike në vend, për faktin që institucionet arsimore në Maqedoni duhet të ngritën në nivelin evropian dhe ndërkombëtarë të bashkëpunimit dhe bashkërenditjes së aktiviteteve në krijimin e kuadrove të reja për nevojat e institucioneve të Maqedonisë", tha Talat Xhaferi , ministër i mbrojtjes. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form