SHBA-Rusi, përplasje për Sirinë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Pas vendimit të BE-së për heqjen e embargos së armëve për kryengritësit sirian, sot koalicioni i forcave revolucionare dhe opozitare siriane i bëri thirrje BE-së që t'i furnizojë me armatim më modern. Në kërkesën e tyre thuhet se armatimi u nevojitet për të zmbrapsur sulmet ndaj civilëve të paarmatosur nga ana e regjimit dhe aleatëve të tyre nga Hezbollahu dhe Irani. Ndërkohë, SHBA-ja e përshëndeti vendimin e BE-së.

"Ne e mbështesim heqjen e embargos së armëve, si pjesë e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje të plotë të opozitës siriane. Gjithashtu, ne e dënojmë dërgimin e armëve ruse për forcat qeveritare, kohët e fundit, dhe kemi qenë dëshmitarë se si i shfrytëzuan ato", deklaroi Patrik Ventrel, zëdhënës i Departamentit të shtetit.
Reagoi ministri rus i punëve të jashtme, Sergej Lavrov. Shitja e armëve për grupet që nuk janë pjesë e institucioneve, ndalohet ndërkombëtarisht.

"Që në fillim, vendosja e embargos për diçka që është e ndaluar sipas ligjeve ndërkombëtare, është e dyshimtë. Tani, ajo hiqet dhe situata komplikohet edhe më shumë. Vendimi vë në pikëpyetje mbajtjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë. Për fat të keq, pjesëmarrës në gjithë këtë skenar janë autoritetet e SHBA-së", tha Sergej Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë.

Lavrov shtoi se shitja e sistemeve anti-raketore ruse të llojit C-300 përbën një veprim ligjor, pasi armët iu shkojnë autoriteteve legjitime që kanë të drejtë dhe obligim të mbrojnë vendin e tyre. Hapi i tillë i Rusisë hasi në kritika të ashpra edhe nga Izraeli. Qeveria e Tel Avivit, mbrëmë kërcënojë se do bombardojë çdo dërgesë armatimesh, nëse ato dislokohen në territorin e Sirisë. Sipas qeverisë së Izraelit, vendosja e armatimit të sofistikuar rus në Siri, do e prishë baraspeshën e armatimit në Lindjen e Mesme dhe do përbëjë rrezik ndaj Izraelit. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i mbështeti përpjekjet e SHBA-ve dhe Rusisë për organizimin e konferencës paqësore ndërkombëtare për Sirinë, duke shtuar se konferenca do të garantojë se në Siri nuk do të dominojnë fundamentalistët. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form