Si u manipulua çështja për të goditur median e re të pavarur

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Artikulli që sipas Sokol Olldashit ishte fyes për të dhe për të cilin dëmshpërblehet me vendim të gjykatës së Tiranës me 75.000 euro është publikuar në Gazetën Shqiptare më 24 mars të vitit 2011. Emri i Olldashit përmendet vetëm dy herë brenda gjithë shkrimit që në të vërtetë tregon historinë e privatizimit të 460 apartamenteve (ish/kabina plazhi) në Durrës dhe faktin që 70 apartamente nuk u privatizuan sepse terreni ku ishin ngritur i ishte kthyer ish-pronarëve. Familjet e pastreha që banonin në këto 70 apartamente të përjashtuar nga privatizimi i kishin dërguar një letër kryeministrit Berisha duke shkruar se pronarët e tokës ishin njerëz të afërt me ministrin Sokol Olldashi. "Gazeta Shqiptare" bëri gabimin se publikoi këtë letër dhe përmbajtjen e saj. Vetëm këtë.

Share This Video


Download

  
Report form