TIRANE - Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit shpreh mbështetjen ndaj Arvizusë, në këto ditë kur kryeministri Berisha ka treguar hapur ftohtësinë e marrëdhënieve të tij me ambasadorin e SHBA-së të akredituar në Tiranë.
Prej mëngjesit Jonathan Moore zhvilloi një sërë takimesh në përpjeke për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës në KQZ. Moore takoi Ramën, Selamin, Kryeministrin Berisha, Ilir Metën dhe kreun e Gjykatës së Lartë
Gjatë paradites Moore zhvilloi takime të veçanta me kreun e PS-së Edi Rama dhe më pas (në mesditë) me Eduard Selamin, kandidatin e PD-së në Librazhd. Në orën 14: 20 takoi kryeministrin Berisha, më pas takimet vazhduan me Zaganjorin dhe Ilir Metën.