TIRANË -- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar sot raportin e dytë të tij për periudhën 15 mars -- 23 maj 2013 lidhur me fushatën zgjedhore dhe veçanrisht rolin e KQZ-së në të. Tre përfaqësuesit e organizatave drejtuese, Gerta Meta, drejtore Ekzekutive e SHKD-së, Rajmonda Prifti, drejtore Ekzekutive e SHPGF-së dhe Premto Gogo, president i KRIIK Albania thanë se ky koalicion e ka shqyrtuar dhe trajtuar çështjen e KQZ-së. Gogo tha: "Megjithëse KQZ-ja është duke u mbledhur me katër anëtarë, veprimtaria e saj është e paplotë, tha Goga, duke iu referuar miratimit të shumë akteve, që janë vonuar apo përforimit të tekonologjive të reja, ku vërehet konfuzion. Lidhur me grupet e numërimit, KQZ-ja nuk ka miratuar ende aktet përkatëse; procesi i pastrimit të listave nuk është respektuar; partitë politike nuk kanë respektuar kuotat gjinore e përveç përdorimit të administratës dhe fëmijëve në fushatë, ka pasur edhe incidente".