VLORE- Nga qyteti i Vlorës ku një ditë më parë Rama i kërkoi votën vlonjatëve në prezantimin e tij të parë si kandidat, kryeministri Berisha kritikoi hapjen e fushatës së kundërshtarit të tij politik. "Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës apo të Berishës, ka nevojë për shkolla, rrugë, turizëm" - tha Berisha, i cili ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët. Ndonëse punësismi është një nga tre pikat e kryesore të Partisë Demokarike, që pasqyrohet edhe në sloganin e kësaj force politke, mesa duket kryeministri aktual ende nuk ka një platformë konkretë për të. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha pretendoi që punësimi të rritet në mënyrë indirekte prej zhvillimit të turizmit, IT, bujqësisë etj. Kandimi si pavarur i ish-deputetit socialist Arben Malaj ishtë një tjetër pikë, që atakoi shefi i mazhorancës, ndërsa iu bëri të ditur të djathtëve "të mos japin asnjë votë për të". Ndërsa u është përgjigjur pyetjeve mbi rrugën transballkanike, mbi legalizimin e pronave, mbi financimet për Vlorën, marrëdhëniet me Bashkinë e Vlorës, mbi monatoriumin e skafeve, opozitarin Ilir Meta etj. Sot në mbrëmje kryeministri Berisha pritet të bëjë çeljen zyrtare të fushatës në qytetin e flamurit.