Politika e batutat, ja intervista ndryshe me Edi Ramën

Report TV 2015-08-21

Views 3

Kryetari i PS vjen sot në Shqiptarja.com në një rrëfim ekskluziv për politikën, familjen dhe të ardhmen për kryeredaktorin e Shqiptarja.com Edmond Arizaj. Për herë të parë gjatë fushatës së tij, Edi Rama, flet nga autobuzi në një intervistë mes batutash. Rama:Kaçi? Për doktorin nuk është më i zi por blu. Malaj? Rrugëhumbur, Sali Berisha? I plakur. Topalli? E lehtë, Bamir Topi? Tirons, Ilir Meta? Instikt Politik. Fatos Nano? Ky është ky. Ilir Meta? Instikt Politik.

Në autobuzin e Ramës është mbledhur e gjithë skuadra, siç i quan ai kandidatët për deputetë, e Gjirokastrës. Nga uji i ftohtë në Tepelenë deri në Gjirokastër, kaq është koha për intervistë me kryetarin e Partisë Socialiste. Rreth gjysëm ore. Kënaqshëm si intervista e parë në këtë lloj formati (në autobuz) të cilën Rama e jep për Shqiptarja.com. Ai u tregua i hapur për çdo lloj pyetje, nga politika, tek familja, tek e shkuara, apo tek e ardhmja. E gjithë kjo intervistë bëhet me batuta.

Share This Video


Download

  
Report form