SHBA, policia arreston autorin që hapi zjarr në "Ditën e Nënës"

Report TV 2015-08-21

Views 0

Polica e New Orleans bëri të ditur se ka identifikuar personin, i cili hapi zjarr në paradën kushtuar Ditës së Nënës duke lënduar 19 persona. Akein Scott, 19 vjeç, u arrestua në periferi të Little Wood në pjesën lindore të New Orleans-it, bëri me dije zëdhënësi i policisë duke mos dhënë detaje të tjera.

Shtatë gra, 10 burra, një vajzë dhe një djalë, u qëlluan me armë zjarri në paradën dedikuar Festës së Nënës më 12 maj, një ngjarje që tronditi qytetin.

Policia kishte lëshuar fotot më herët nga video e kamerave të sigurisë që treguan turmën që shpërndahet në panik dhe afro-amerikanin që qëllon drejt saj.

Gjithashtu policia kishte vënë dhe një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për këdo që do të jepte informacion të mjaftueshëm për kapjen e tij.

Krimi i dhunshëm në New Orleans renditet mbi mesataren në raportet e fundit të FBI-së .

Share This Video


Download

  
Report form