RDK-ja proteston ndaj shkarkimeve të Nevzat Bejtës

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

RDK-ja protestoi sot para gjimnazit të Gostivarit për të shprehur revoltën e tyre ndaj largimeve të paligjshme nga puna, të bëra nga kryetari i komunës Nevzat Bejta. Ata po ashtu kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që të ndërmarrin masa ndaj kësaj që ndodhë në Gostivar, ku përveç largimeve, të punësuarve si ekonomist, inxhinierë dhe të tjerë iu jepen vendime për të punuar si inkasant, roje e të tjera.

"Protestojmë kundër dukurisë së shëmtuar të nënçmimit të administratorëve dhe profesorëve në vendet e punës, nga ky kryetar jo legjitim dhe drejtorët e tij që degradojnë inxhinierët, ekonomistët dhe juristët , duke iu dhënë vendime për të qenë rojtar, inkasant, pastrues apo edhe më poshtë. Protestojmë kundër një revanshizmi të paparë politik dhe etnik që tejkalon përmasat e diferencimeve më të egra të komunizmit dhe marksizëm-leninizmit, protestojmë kundër partizimit të skajshëm të arsimit publik, administratës komunale, ndërmarrjes publike, kopshteve për fëmijë dhe çdo institucioni të qeverisjes lokale", Naxhi Zeqiri, RDK.

Kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i quajti të pabaza akuzat, duke thënë se largimi i drejtorit të Gjimnazit për të cilin u tregua edhe vendimi, është bërë për arsye të shpërdorimit të detyrës. Ndërsa sa iu përket profesorëve, Bejta u shpreh se asnjë prej tyre nuk është larguar nga puna, përkundrazi, ai ka kërkuar nga RDK-ja që të paraqesë dokumentet e ndokujt që pretendon se është larguar nga puna.

"Nuk ka asgjë të vërtetë, asnjë punëtorë nga procesi edukativo-arsimor nuk është larguar nga puna, dhe i ftoj ata që të nxjerrin një dokument që është suspenduar ndonjë punëtor, nga procesi edukativo arsimor pa marrë parasysh për cilën shkollë bëhet fjalë që ka vendim për të punuar si profesor i rregullt. Ata kanë qenë të punësuar në bazë të vullnetit të kryetarit i cili është në ikje ai ka bërë keqpërdorim me financimin e atyre punëtorëve sepse, dihet si punësohen punëtorët në arsim", u shpreh Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në këtë protestë, RDK-ja u bëri thirrje edhe avokatit të popullit, sindikatave, gjykatave dhe institucione të tjera që të inspektojnë punën e komunës së Gostivarit e cila sipas partisë së Rufi Osmanit, po bën veprime antiligjore. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form