Topalli: Rama me autobusë ecën në rrugët e shtruara nga Berisha

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i ka cilësuar nihilist ata që ironizojnë investimet e qeverisë. Gjatë një takimi me studentët e universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, Topalli tha se në 8 viteve të qeverisjes janë kryer 520 milionë dollarë investime vetëm në metropolin veriorë.

"Janë bërë 10 mijë kilometra rrugë dhe rruga është zhvillim. Ai tjetri thotë megjithëse në autobus kalon në të gjithë këto rrugë, dhe shkon nga Tirana në Vlorë në rrugë të shkëlqyeshme. Edhe në fshatra janë rrugë të pabesueshme, aty ku është rruga hapet binzesi, aty ku hapet biznesi ndërtohet në punësim i ri. Ato që janë nilihista për rrugën, për koncensione, për zhvillimin , për transformimin e Shqipërisë. Natyrisht si bëjnë mire as vetes as realitetit. Në përgjithësi kanë humbur lidhjen dhe kontaktin me atë që është Shqipëria sot"- tha Topalli.

Ajo garantoi se në mandatin e ardhshëm, janë planifikuar projekte të reja në çdo fushë për Shkodrën, për të rinjtë, për punësimin, për bujqësinë, për infrastrukturën, për inovacionin.

Share This Video


Download

  
Report form